Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, sot vizituan Komandën e Forcave Tokësore në Istog.
Ata me stafet e tyre u pritën nga Zv. Komandanti i KFT-së, kolonel Hysen Dreshaj me stafin e tij.
Me këtë rast, para dy gjeneralëve, u prezantuan të arriturat e deritashme si dhe aktivitetet e planifikuara për të ardhmen.
Prezantimi kishte në fokus konceptin e planifikimit lidhur me procesin përgatitor për pjesëmarrje sa më të suksesshme në Stërvitjen e vitit të ardhshëm “Defender-EUROPE’23” përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.
Më pas, para Gjeneral Jasharit dhe Gjeneral Corell u demonstruan disa nga aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
Vizita e Gjeneral Corell në KFT dëshmon fuqishëm mbështetjen e pakursyer dhe të pazëvendësueshme të forcave amerikane në kuadër të partneritetit tashmë të natyrshëm në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…