POLITIKE

Gjenerali amerikan konfirmon gatishmërinë e SHBA-së për ta mbështetur FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerallejtënant Michael L. Howard, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan bisedoi për rritjen e bashkëpunimit.

Në komunikatën e FSK-së thuhet se gjatë takimit dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

“FSK konfirmoi përkushtimin e saj përmes zotimit për mikpritjen e Ushtrimit shumëkombësh ‘DEFENDER EUROPE 23’ që realizohet nën kupolën e Komandës Evropiane. Aktualisht FSK vazhdon të marrë pjesë në një numër të madh të ushtrimeve dhe trajnimeve të realizuara nga Komanda Evropiane”, thuhet në njoftim.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari me Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerallejtnant Michael L. Howard

Gjithashtu, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe situata e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan.

“Gjeneral Jashari edhe njëherë deklaroi se zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë si dhe realizimit të aspiratave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Gjeneral Howard ritheksoi gatishmërinë e Komandës Evropiane për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve, këshillë-dhënies dhe programeve ushtarake. Gjithashtu, ai falënderoi FSK-në për mbështetjen në trajtimin e refugjatëve afgan.

Në fund Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohje të veçantë Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e dhënë si partner strategjik në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

11 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

12 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago