Zakonisht, testimet e tyre dhe rekordet e shpëjtësisë që këto makina vendosin, të gjitha bëhen nëpër aeroporte. Por, nëse ka vende të tjera, ku mund t’u nxjerrësh maksimumin makinave sportive, ato janë autostradat gjermane, ku në pjesë të caktuara nuk ka limit shpejtësie, përcjell albinfo.ch.
Këtë gjë ka bërë edhe pronari i një Bugatti Chiron, njërës prej makinave më të shpejta në botë. Marka pretendon se kjo makinë mund të arrijë deri në 419 km/h dhe Radim Passer vendosi që ta vërtetonte këtë gjë. Manjati çek e postoi videon e provës në YouTube, ku është parë gati 8 milionë herë se si kjo supermakinë arriti deri në 417 km/h.
Por, qeveria gjermane nuk e priti aspak mirë këtë eksperiment rrugor. Ministria e Transportit, me anë të një komunikate për shtyp, dënoi “çdo sjellje që mund të sjellë rrezik për përdoruesit e rrugës”.
Edhe pse disa pjesë të autostradave gjermane nuk kanë kufi shpejtësie, ministria thotë se “shpejtësia maksimale është ajo që të lejon që ta mbash makinën gjithmonë nën kontroll”.
Bugatti Chiron, trafiğe açık alanda Formula 1 hız rekorundan daha yüksek bir hıza ulaştı.
📌 Alman otobanında saatte 417 Km’lik akıl almaz bir hıza ulaşan otomobil, trafiğe kapalı alanda ise çok daha fazlasını yapabilecek kapasitede olduğunu kanıtladı.pic.twitter.com/7i6vFGLCAN
— Webtekno (@webtekno) January 17, 2022