Abc News ka siguruar foton e Sebastian Malit, nipi i Prel Markut i arrestuar ditën e sotme si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.
Ai u arrestua në një lokal në zonën e ish-Parkut të Autobuzëve, ndërkohë që nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen përpara grupit hetimor.
Billa u vra teksa po lëvizte me makinë, ku disa persona që i bënë pritë me dy automjete e qëlluan me 11 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Pista kryesore e hetimit është pikërisht hasmëria, për shkak se në vitin 2006 Billa kishte vrarë në Londër Prel Markun, asokohe 22-vjeç, ndërsa në kërkim si autor i dyshuar për këtë ngjarje është pikërisht vëllai i këtij të fundit Viktor Marku.
Për këtë ngjarje Billa u dënua me burgim të përjetshëm, dënim nga i cili u lirua nga Gjykata e Apelit, e cila e la në burg për 25 vite.
Por kur do duhet të ishte ende në burg për të vuajtur edhe 5 vitet e mbetura të dënimit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha e liroi për sjellje të mirë dhe me argumentin se është në pamundësi ekonomike për të siguruar ilaçet për prindërit e sëmurë.
Billa ishte pronar i disa bizneseve në fushën e tregtisë së automjeteve, në fushën e shërbimit ndaj mjeteve të transportit duke përfshirë gjithë sektorin e mekanikës dhe kishte në pronësi edhe një dyqan këpucësh.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…