KRYESORE

Nis punimet Samiti i BE-së, Kosova pret liberalizim të vizave

Në selinë e Bashkimit Evropian, ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor ka filluar orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

Në takim po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Paraprakisht, para mediave, Osmani ka deklaruar se ka shpresa për vendim për liberalizim të vizave për Kosovën, por ka potencuar se nuk dëshiron të rrisë pritshmëritë në këtë kohë ngase bëhet fjalë për një proces që varet nga vendet anëtare të BE-së.

Osmani ka ripërsëritur se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe se Parlamenti Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

“Ne kemi shpresa, por nuk dua të rrisë pritshmëritë në këtë kohë, sepse ky proces nuk varet nga ne. Kosova ka përmbushur kushtet dhe tani është koha që vendet anëtare të marrin vendim, sepse është padrejtësi e madhe për Kosovën. Ne kemi përmbushur kriteret katër vite më parë. Është koha që vendet e BE-së të marrin vendim. Rruga euroatlantike është alternativa jonë e vetme, besoj se për këtë arsye të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot dhe të shprehin pikëpamjet e tyre”, u shpreh Osmani para gazetarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

42 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

60 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago