Qeveria gjermane prezantoi të martën një projektligj për vetëvendosjen, i cili nëse pranohet, do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të ndryshojnë ligjërisht emrin dhe gjininë.
Ligji i propozuar do t’i japë fund rregullave dhjetëvjeçare që kërkojnë që gjermanët të marrin vlerësimet e ekspertëve dhe autorizimin e gjykatës.
Sipas rregullave të reja, të rriturit do të mund të ndryshojnë emrat dhe gjininë e tyre ligjore në zyrat e gjendjes civile pa asnjë formalitet tjetër.
‘Një tjetër hap i madh përpara’
“Ne kemi bërë një tjetër hap të madh përpara me aktin e vetëvendosjes dhe me të edhe në mbrojtjen kundër diskriminimit dhe të drejtave të personave transgjinorë, interseksorë dhe jobinarë”, tha Ministrja gjermane për Familjet, Lisa Paus.
“Në këtë mënyrë ne mund t’i kthejmë një pjesë të dinjitetit atyre të cilëve u është hequr për dekada,” shtoi ajo.
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë kishte premtuar të shfuqizojë “ligjin transseksual” kur erdhi në pushtet në dhjetor 2021.
Shoqata LGBT në Gjermani (LSVD), ndërsa ende nuk e ka analizuar draftin më tej, mirëpriti botimin e tij.
“Njerëzit e prekur dhe grupet e tyre të interesit kanë pritur një kohë të gjatë për këtë hap tjetër, i cili është shtyrë disa herë që nga prezantimi i dokumentit të pikave kyçe në qershor 2022,” tha Mara Geri, një anëtare e bordit ekzekutiv të LSVD.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…