Tre persona janë plagosur në rrugën ‘Muharrem Fejza” në Prishtinë pas një përleshje të armatosur me armë zjarri.
Lajmi për Gazetën Online “Reporteri.net”, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”.
“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.