BREAKING NEWS

Qeveria i propozon ZRRE-së që bllok-tarifa të jetë 1000 kWh e jo 600

Qeveria e Kosovës ka prezantuar të martën komentet që ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë në një konferencë për media se kanë propozuar që ZRRE-ja të llogarisë si kontigjencë tek të hyrat maksimale të lejuara shumën prej 40.8 milionë euro, të cilën Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar t’u kthehet konsumatorëve nga KEDS-i, meqenëse vendimi është apeluar dhe ende pret verdiktin përfundimtar.

“Ne kemi dhënë një propozim tjetër. Gjykata ka marrë një aktgjykim sipas të cilit kërkohet nga ZRRE-ja që ta obligojë KEDS-in që shumën prej 40,855,480 euro t’ua kthejë konsumatorëve përmes tarifave. Kjo ka të bëjë me shumën që është faturuar deri në vitin 2017, pjesë e konsumuar në pjesën veriore. Janë rreth 41 milionë euro për të cilat ka një aktgjykim nga Gjykata Themelore, mirëpo ky aktgjykim është apeluar nga ZRRE-ja. Kërkesa jonë ka qenë që kjo pjesë, ky 41 milionë të përfshihet si kontigjencë në të hyrat maksimale të lejuara, dhe kësisoj të rezultojmë me të hyra maksimale të lejuara më të ulëta, dhe në momentin që merret vendimi përfundimtar i Gjykatës, pastaj të vendoset. Nëse konfirmohet vendimi i Gjykatës, llogaritet se obligimi prej 41 milionë u është kthyer konsumatorëve, ndërkaq nëse vlerësohet se ka qenë gabim, kjo pjesë mund të bartet në tarifat e vitit vijues”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria i ka propozuar ZRRE-së që për amvisëritë blloku i parë tarifor të jetë 1000 kWh, dhe i ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës, dhe po ashtu që për ata që e tejkalojnë këtë prag, tarifa e lartë të ulet nga 14 cent në 11,5 cent.

“Pjesa e dytë e skenarit, është propozimi për strukturat tarifore. Ne kemi propozuar që për amvisëritë, blloku i parë tarifor të jetë 1000 KËh dhe i ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës. Konsiderojmë që për një afat kaq të shkurtër është e vështirë për familjet të përshtaten menjëherë. Për ato familje që nuk e tejkalojnë këtë prag, nuk do të ketë fare ekspozim ndaj lëvizjeve dhe rritjeve në çmim. Ndërkaq për ata që e tejkalojnë këtë prag, propozimi ynë ka qenë që edhe tarifa e lartë, mbi 500 ditore, të ulet nga 14 cent në 11,5 cent. Edhe këtu të ketë një zbritje dhe me këtë propozim, kemi vlerësuar që gjenerohen 22,5 milionë euro për ta zvogëluar këtë hendekun që e thashë prej 110 dhe 70 milionë euro”, është shprehur Murati.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje të hënën i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që deri në 800 kWh të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Përmes një konference për media, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se grupi i dytë i konsumatorëve që shpenzojnë nga 800 deri në 1 mijë e 400 kWh të kenë një rritje që do të përcaktohet edhe në bazë të subvencionimit të qeverisë.

Të hënën në orën 16:00, ka përfunduar afati për dorëzim të komenteve lidhur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtim të rrymës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago