Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq është bërë sërish burim i të qeshurave në rrjetet sociale për shkak të kordelës. Pyetja që e shtron mediumi serb, Nova, është nëse Gjuriq e di se si po sillet apo po prezanton trende të reja.
Përkatësisht, ambasadori i Serbisë organizoi një pritje në Washington. Aty morën pjesë edhe zyrtarë të shumtë të administratës amerikane, të udhëhequr nga këshilltarja e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Elizabeth Millard.
Mirëpo, ajo që shumëkujt i ka rënë në sy është mënyra shumë specifike se si Gjuriq e kishte vendosur një kurdel. Ndryshe nga shumë të ftuar që gjithashtu mbanin kurdel, me shiritin që fshihej nën jakën e këmishës, Gjuriq vendosi për një qasje pak më ndryshe – shiriti ishte mbi jakë, ndërsa vetëm majat e saj ishin tërhequr sipër harkut.
“Shikoni budallain që SNS-ja e dërgoi për të qenë ambasador në Shtetet e Bashkuara. Një majmun që nuk mund ta lidhë as një kurdel”, shkroi një qytetar në Twitter.
Gledaj koju budalu je SNS poslao da bude ambasador u SAD. Majmun ne ume ni leptir mašnu da veže. #markodjuric #SNS pic.twitter.com/hgENYTQgbn
— Dr. B. J. Hardick (@Bendower_now) October 28, 2021