Pasi që shumë pjesë të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike pothuaj që rreth tri orë, KEDS ka dalë me një njoftim ku ka treguar se ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, e kipet e tyre ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë.
Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.
Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes.