Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka vazhduar me shkarkimet e tjera nëpër Ambasadat e Konsullatat e Kosovës nëpër botë.
Pas shkarkimeve të shumta, ku reagim të madh nxiti shkarkimi i Vlora Çitakut, e cila ishte Ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Konjufca ka bërë edhe një hap të ri në këtë drejtim.
Gazeta Metro ka mësuar se nga detyra si Konsulle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shkarkuar Teuta Sahatqiu.
Kujtojmë Teuta Sahatqiu vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës dhe nënkryetare e LDK’s%.
Glauk Konjufca kishte shkarkuar 14 konsuj nga vende të ndryshme të botës, ndërsa më 3 mars Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren në SHBA, Vlora Çitakun, Edon Canën, Lirim Grejçevcin, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun./ Metro