BREAKING NEWS

Globi në ankth, nis telefonata Biden-Putin: Gjak apo paqe?!

Prej gjysmë ore është duke u zhvilluar telefonata mes presidentëve të SHBA-ve Joe Biden dhe atij të Rusisë Vladimir Putin në lidhje me krizën në Ukrainë. CNN rapoton se telefonata nisi në orën 11:04 të mëngjesit me orën lokale të Uashingtonit dhe zhvillohet pas një jave intensive përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur disa forca amerikane nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme, raporton abcnews.al.

Administrata amerikane e ka njoftuar një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia deri të mërkurën e javës së ardhshme në një kohë që të gjitha kancelaritë perëndimore i kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga vendi. Edhe Shqipëria i kërkoi shqiptarëve që të mos udhëtojnë në Ukrainë ose të largohen nëse janë atje.

Pse Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën?

Kërkesa thelbësore e Rusisë është që Perëndimi të sigurojë se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n. Ukraina kufizohet si me BE-në ashtu edhe me Rusinë, por si një ish-republikë sovjetike ajo ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë dhe rusishtja flitet gjerësisht atje.

Kërcënimi duhet të meret seriozisht pasi Rusia ka pushtuar dikur Ukrainën. Kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti separatistët që pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës lindore, raporton abcnews.al

Rebelët kanë luftuar me ushtrinë ukrainase që atëherë në një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima.

Por sa e rrezikur është Ukraina nga një pushtim i mundshëm rus?

Rusia ka theksuar se nuk ka plane të pushtojë Ukrainën dhe shefi i inteligjencës së jashtme Sergei Naryshkin i ka cilësuar të rreme këto akuza që janë përhapur nga SHBA-ja dhe kryeqytetet e tjera përëndimore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se rreziku i konfliktit është shumë real.

Shtetet e Bashkuara thonë se një pushtim rus mund të ndodhë në çdo moment por nuk e dine saktësisht se kur do të ndodhë diçka e tillë. Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina. Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Holanda, Letonia dhe Norvegjia kanë ndjekur të njejtin shembull.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha: “Ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm me te cilin është përballur Europa për dekada dhe ne duhet të gjejmë zgjedhjen.”

Oficeri më i lartë ushtarak i Presidentit Biden, Gjenerali Mark Milley, ka paralajmëruar se shkalla e forcave ruse do të shkaktonte një numër të konsiderueshëm viktimash dhe luftimet në zonat urbane do të ishin katastrofike. Ndërkohë Ukraina i ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin panik.

Franca beson se qëllimi kryesor i Putinit është të arrijë një marrëveshje më të fortë sigurie.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago