Policia e Shtetit ka njoftuar të mërkurën se gomonia që ishte dje në ndjekje nga autoritetet, përfshirë Guardia di Finanzan e Italisë, është gjetur e djegur në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në Godull të Kurbinit.
Sipas Policisë, deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.
Të martën, gomonia u pikas nga Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian e ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane të Shengenit, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të vendeve anëtare të Zonës Shengen. Frontexi njoftoi menjëherë Policinë Kufitare të Shqipërisë.
Policia Kufitare nisi punën për të kapur mjetin në bashkëpunim me Guarda di Finanzan. Por pavarësisht ndjekjes, nuk u arrit të ndalohet mjeti, për t’u gjetur e djegur mëngjesin e sotëm.
Gomonia thuhet se kishte destinacion Malin e Zi, dhe në të ishin tre persona. Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…