Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit vaultor pranë ‘Unazës së Re’ nga ku u largua me 30 mijë euro. 39 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën.
Për ngjarjen është arrestuar edhe Enio Mecaj i cili akuzohet se ka penguar në zbardhjen e ngjarjes së ndodhur duke fshehur.
Ndërkohë është arrestuar Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e vjedhjes duke penguar zbardhjen e ngjarjes. Mecaj akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin.
Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.
Në 24 qershor, Artan Tafani nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë 30 mijë euro nga pika e këmbimit vaultor në Tiranë dhe më pas u largua me biçikletë. Për ngjarjen, policia ka nisur verifikimet për 2 punonjës të pikës së këmbimit valutor nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me autorin.
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…