Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për dënimin e të akuzuarve si pjesë e grupit kriminal që ka realizuar grabitjen në Rinas në prill të vitit 2019.
Dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme
Klement Çala: 20 vite burgim
Eldi Çala: 17 vjet burgim
Oltian Veseli: 17 vite burgim
Renaldo Sula: 17 vite burgim
Saimir Çela: 17 vite burgim
Elton Pikli: 17 vjet burgim
Alkond Bengasi: 17 vjet burg
Për këtë grabitje, ku u morën miliona euro në pistën e aeroportit në prill 2019, akuzohet si pjesëmarrës dhe i shumëkërkuari i drejtësisë, Talo Çela. Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar. Më parë, Çela ka pretenduar se nuk ka qenë i pranishëm për shkak të një problemi shëndetësor.
Për këtë grabitje u akuzua si organizator dhe kreu i grupit kriminal edhe Admir Murataj, i cili ndërroi jetë gjatë ndjekjes së grupit nga policia. Gjithashtu, ishte arrestuar dhe i akuzuar edhe Ragip Hajdini, i njohur si “daja nga Kosova”, por çështja ndaj tij u pushua pasi ndërroi jetë.