Një grabitje e përmasave të mëdha ka tronditur Gjermaninë perëndimore, ku hajdutë të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 30 milionë euro nga një degë e bankës Sparkasse në qytetin Gelsenkirchen. Sipas policisë, autorët përdorën një shpues industrial për të hapur kasafortën nëntokësore, duke e realizuar operacionin në mënyrë tepër profesionale, të krahasueshme me skenarët e filmave të Hollivudit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë ditëve të qeta të Krishtlindjeve. Hetimet paraprake tregojnë se grabitësit hynë dhe u larguan nga godina përmes një garazhi parkimi ngjitur me bankën. Ata thyen mbi 3000 kasaforta personale që përmbanin para, ar dhe bizhuteri. Grabitja u kuptua vetëm në orët e para të së hënës, kur u aktivizua një alarm zjarri.
Dëshmitarë okularë kanë raportuar se panë disa persona që transportonin çanta të mëdha gjatë natës, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar një automjet luksoz, Audi RS6 të zi, duke u larguar nga garazhi. Deri tani nuk ka arrestime.
Banka Sparkasse ka njoftuar se 95% e kasafortave janë hapur me forcë dhe ka kërkuar nga klientët të kontaktojnë një linjë të posaçme. Çdo kasafortë është e siguruar deri në vlerën 10300 euro.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…