FOTO&VIDEO

Granit Xhaka thyen heshtjen – flet për herë të parë si kapiten i Arsenalit

Granit Xhaka ka folur për herë të parë pasi është zgjedhur kapiten i Arsenalit, duke thënë se ndjehet shumë krenar për këtë.

Emery e konfirmoi javën e kaluar se Xhaka, tani 27 vjeç, është zgjedhur nga shokët e skuadrës si kapiten i Arsenalit.

Shqiptari ka 141 paraqitje për Gunners që prej ardhjes nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

“Jam shumë krenar ’, ka thënë fillimisht Xhaka për Arsenal Player.

“Më ka bërë shumë të lumtur sepse kur erdha këtu, kam pasur shumë përvojë më parë, me ekipin kombëtar të Zvicrës dhe isha kapiteni edhe në Gjermani”.

“Kur erdha këtu, kishte shumë lojtarë të shkëlqyeshëm, personalitete të mira dhe ishte një hap i madh për mua të isha kapiten këtu”.

“Tani unë jam kapiteni zyrtar dhe kjo më bën shumë krenar të jem kapiteni i këtij klubi të shkëlqyeshëm”.

I pyetur se si e zbuloi se do të jetë kapiteni i ri i Arsenalit, Xhaka shtoi: “Trajneri na kërkoi të shkruanim pesë emra, të cilët donim të ishim kapitenët”.

“Në fund, unë mendoj se skuadra, lojtarët dhe natyrisht trajneri, vendosën se kush do të ishte kapiteni i parë nga pesë”.

“Sigurisht që është e rëndësishme që lojtarët e tjerë besuan në mua dhe të shohin se si unë punoj, sa punoj”.

“Unë jam një djalë që dëshiron t’i marr të gjithë lojtarët në një anije. Fitojmë së bashku, humbasim së bashku, fitojmë trofe së bashku ose humbasim finalen së bashku, si në Baku”.

“Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët – jo vetëm lojtarët që luajnë, por edhe lojtarët e tjerë – që janë të ftuar në grupin tonë, të jenë të lumtur, të flasin me ne nëse ka ndonjë problem”.

“Ky është roli i një kapiteni, të jetë i fortë dhe të jetë përpara ekipit. Unë mendoj se jam një djalë si ky që mund të jem para ekipit gjatë kohës së mirë dhe në kohërat e vështira” , ka thënë Xhaka për Arsenal Player.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

23 orë ago