Qipro dhe Greqia janë duke punuar së bashku për të ngritur në kancelaritë perëndimore shqetësimin e tyre në lidhje me planet e Erdogan për të hapur qytetin e Varoshas në Qipron Veriore, të kontrolluar nga turqit
Për këtë qëllim, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Qipros, Nikos Anastasiades. Gjatë një konference për shtyp, ata thanë se nuk do të pranojnë kurrë një ndarje të ishullit, ashtu siç propozon Ankaraja.
“Veprimet e reja të Turqisë në Qipro janë të dënueshme, shkelin rezolutat e OKB t dhe injorojnë konkluzionet e Këshillit Evropian”, tha kryeministri grek, Mitsotakis.
Presidenti i Qipros e cilësoi si ide të sëmurë dhe të rrezikshme propozimin e Ankarasë për zgjidhjen me dy shtete.
“Është e pakonceptueshme të presë dikush që pala qipriote greke mund të pranojë ndonjëherë krijimin e një formati të tillë të “sëmurë”, pra të një shteti të pavarur, i cili do të kontrollohet plotësisht nga Turqia”, tha Nikos Anastasiades.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…