BREAKING NEWS

Greqia publikon pamjet e incidentit me anijen turke: Nxorën armët!

Mediat greke raportojnë për një incident këtë të martë pranë ishullit Samos me një anije të Rojës Bregdetare të Turqisë.

Sipas mediave greke, anija turke ka hyrë në një zonë, e cila sipas tyre, kontrollohet nga forcat detare greke në operacionet e tyre të kërkim shpëtimit të emigrantëve. Skai.gr shkruan se anija turke ka qenë vetëm pak metra nga anija greke dhe ka kryer manovra të rrezikshme, duke dashur të dëmtojë anijen greke, ndërsa janë nxjerrë edhe armatimet. Më tej, thuhet se anija turke nuk ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në atë zonë për kërkimin e personave të zhdukur në det dhe as nuk ka pasur ndonjë koordinim me operacionit që kryhen aty nga Frontex.

E pranishme në këtë moment ka qenë edhe një anije italiane e Frontex, ekuipazhi i të cilës ka regjistruar incidentin. Për këtë rast, Skai.gr shkruan se autoritetet janë duke hetuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago