LAJME

Gruaja rrah burrin në Prishtinë, ai kërkon ndihmë në Polici

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një 42-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se është sulmuar nga gruaja.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur e dyshuara, gruaja e tij 39-vjeçare e ka rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete.

Sinjali mëson se motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë momentale që eskaloi deri në atë pikë sa gruaja iu vërsul burrit duke e sulmuar. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, e dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

7 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

7 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

11 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

11 orë ago