LAJME

Gruas në Prizren ia vjedhin çantën me 7 mijë franga dhe stoli ari të 9 mijë eurove në të

Rastet e vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.

Ndër rastet e shpeshta të vjedhjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në tregun ‘Qylhan’ në Prizren, ku një grua ka harruar çantën e saj derisa po kryente blerjet e saj.

Sinjali mëson se 58-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi nuk ka arritur që ta gjejë çantën e saj në të cilën kishte sasi të konsiderueshme parash dhe gjërave tjera me vlerë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreth 7 mijë franga para të gatshme, stoli ari në vlerë të 9 mijë eurove, telefon e parfume të shtrenjta.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago