Halloween festohet në shumë vende çdo vit në fund të tetorit. Por kjo ngjarje dikur e ndaluar tani po festohet edhe në Arabinë Saudite që nga viti 2019. Mediat në botë e shohin këtë sjellje të Arabisë Saudite si një shenjë të ndryshimeve sociale të sjella nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.
Mediat saudite i kushtojnë vëmendje të plotë Halloween-it. Kështu, Arab News ia kushtoi edhe faqen e parë kësaj ngjarjeje. Është interesante se si e përshkruajnë sauditët Halloween-in, të cilët siç shkruan Arab News kanë shijuar kostume të ndryshme atë natë.
“Ndërsa Halloween është shmangur prej kohësh në të gjithë Gjirin, pjesëmarrësit e ngjarjes e kanë përshkruar ngjarjen si një formë argëtimi të padëmshëm. Një vizitor, Khaled Alharbi, tha: ‘Veprimet bazohen në qëllime. Unë jam këtu vetëm për t’u argëtuar’”, shkruan Arab News.
Një nga pjesëmarrësit, Abdulrahman, ekspozoi një kostum të krijesës mitologjike të Amerikës së Veriut Wendigo. Legjenda thotë se krijesa folklorike është një shpirt keqdashës që përndjek qeniet njerëzore, nxit ndjenjat e lakmisë dhe urisë dhe i kanibalizon njerëzit duke u ushqyer me mishin e tyre. Kjo është hera e parë që Abdulrahman feston Halloween-in në vend.
“Është një festë e madhe, sinqerisht, dhe ka një frymë gëzimi… Sa për haram apo hallall, nuk e di për këtë. E festojmë vetëm për argëtim dhe asgjë tjetër. Ne nuk besojmë në asgjë”, tha ai për Arab News.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…