Dje, u bë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha,për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, dhe përshëndesim inciativën konkrete për hapjen e kësaj Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc.
Shpresoj se Shqipëria, do të vazhdon jo vetëm në zbatimin dhe finalizimin e këtij projekti në hapjen e Konsullatës, por do të vazhdoj të kryej obligimin Moral, Kombëtar e Kushtetues të afroj mbështetje,angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.
Shqipëria kërkohet të jetë më pranë jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, por edhe në kultivimin e identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, prandaj është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që Udhëheqë Shteti Amë.
Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këtë Rajon, është një hap strategjik, pasi shqiptarët janë më të diskriminuarit në të gjithë Europën.
Mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike nën prezencën dhe monitorimin ndërkombëtarë duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.
Pas hapjes së vonuar të kësaj Konsullate shqiptare në Bujanoc, uroj që Parlamenti i Shqipërisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të dënoj DISKRIMINIMIN, si SPASTRIM ETNIK-PASIVIZIMI I ADRESAVE të shqiptarëve në Serbi.
Por edhe të ndërtoj një qëndrim të artikuluar-duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejt, objektiv një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1 e 2 mars 1992, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit.
Na mban shpresa se nuk do të jetë investimi i vetëm i Tiranës zyrtare në këtë Krahinë, por do të presim investime, konkrete në mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse edhe në Tiranë, që është më se e domodoshme.
Po ashtu Parlamenti i Shqipërisë, do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmesë caktimit të një pike të posaqme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë.
Kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet e jetës në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe miratimin e një REZOLUTE.
Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Rajonin e Luginës së Preshëvës, dhe gjithë shqiptarët në Serbi.
Është ndihmes ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit të kësaj çështje.
Hapja e kësaj Konsullate është kryemesazhi e reflektim se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, dhe se vërtet Shqipëria përkrah dhe bashkë do të jemi një zë i artikuluar.
Ende na duhet vazhduar të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.
Nga Shqipëria, edhe më tej presim, të investojn në kulturë, në ruajtjen e trashigimi kulturo-historike, në informim,në sport, në arsim veçmas në shkollimin e kuadrove universitare.
Përtej kësaj edhe të avokojn dhe lobojn në instanca e makanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës.
Shqipëria Amë, më së miri e mbron FRYMËN SHQIPTARE, pikërisht në Bujanoc, në Krahinën e Preshevës, dhe gjithënadej Serbisë, dhe është një kontribut, në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për shqiptarët kudo.
19 prill 2026
*Vështrim nga publicisti dhe veprimtari Refik Hasani, i cili vazhdimisht ka kërkuar dhe paraqitur domosdoshmërin, se Shqipëria, do të duhej të hap konsullatë në Luginën e Preshevës, menjëherë pas arritje së paqes në nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, të arritur më 20 maj 2001.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…