POLITIKE

Haradinaj: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit të Azerbajxhanit në Serbi, Ilham Aliyev.

Në llogarinë e saj në platformën X, Haradinaj tha se të dy vendet, Serbia e Azerbajxhani kanë rritur marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe politike që nga viti 2011.Kjo sipas saj ka ndodhur kur Azerbajxhani kishte rritur shpresat për të fituar kontrollin e rajonit të ndarë të NagornoKarabakh dhe Serbia në anën tjetër kishte filluar fushatën e saj ilegale për të ndalur njohjet e pavarësisë së Kosovës, të cilën edhe të tutje Azerbajxhani nuk e njeh.

Sipas saj, duke fuqizuar marrëdhëniet e tyre me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, këto dy vende po i shërbejnë Putinit duke krijuar një varësi politike, ekonomike dhe të sigurisë ndaj Rusisë, dhe rrjedhimisht duke ngadalësuar integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Në ndërkohë, Serbia vazhdon të mbetet e pasanksionuar dhe anëtare e Partneritetit për Paqe të NAT0-s”, tha ish-shefja e diplomacisë kosovare.

Ndryshe, të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në një tubacion gazi në Bullgari, çka do t’i mundësojë uljen e varësisë nga Rusia.

Kjo nyje lidhëse do të vërë në funksion tubacionin nga qyteti Novi Iskar në Bullgari drejt qytetit serb të Nishit, duke i dhënë mundësi Serbisë që të ketë qasje tek gazi që vjen nga Azerbajxhani dhe terminali i gazit të lëngshëm në portin Aleksandropolis të Greqisë.

Më 15 nëntor, Serbia nënshkroi një marrëveshje me Azerbajxhanin për të blerë 400 milionë metra kub gaz natyror në vit duke filluar nga viti 2024.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago