Haradinaj: Turqia gjithmonë ka qenë përkrahëse e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Haradinaj ka falënderuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç, për kontributin që vendi i tij ka dhënë për Kosovën.

“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë. Ambasadorit Angılı i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë më rëndësi për shtetin dhe popullin turk, me dëshirën për prosperitet dhe paqe. Po ashtu, theksova miqësinë e përhershme dhe të fortë që lidh shtetin tonë me Turqinë, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.