Komisioni Disiplinor i Policisë së Kosovës, në shkallë të parë, ka vendosur për përjashtimin nga puna të zyrtarit policor Harris Kelmendi.
Por, mbrojtja e pjesëtarit të Njësisë për Reagim të Shpejt, Naim Rudari, do të bëjë ankesë kundër këtij vendimi.
Sipas, Rudarit, Komisioni i Brendshëm i PK-së është dashur të presë derisa të përfundojë procedura penale në gjykatë ndaj Kelmendit.
“Ka vendos në shkallë të parë. S’ka përfundu koha e ankëses, ka kohë 30 ditë për ankesë. Pastaj vendos komisioni i shkallës së dytë”, tha avokati Rudari.
Tutje, ai shtoi se do të ankohen ndaj këtij vendimi. Teksa shtoi se Komisioni i Brendshëm Dispilinor i Policisë së Kosovës është dashur të presë derisa të përfundojë procedura penale në gjykatë.
“Komisioni i Brendshëm u desht të presë derisa të përfundoj procedura penale në gjykatë”, u shpreh ai.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Harris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, të dy dyshohen për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi dyshohet edhe për vepren penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Aktakuza kundër tyre është ngritur pas pamjeve të publikuara në media ku Harris Kelmendi godet me shuplakë një të djalë të ri në moshë, brenda stacionit policor. Ndërsa, rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…