Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar dorëheqjen Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Dakës.
Burime të Albanian Post brenda takimit të mbajtur këtë të hënë në presidencë, Osmani i ka kërkuar Dakës dorëheqjen nga pozita udhëheqëse, brenda institucionit të KQZ-së, me arsyetimin e “tensionimit të mbledhjeve, nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Këto burime bëjnë të ditur se, Valdete Daka nuk e ka pranuar këtë propozim të Presidentes me arsyetimin se “kjo kërkesë ka ardhur vetëm nga një subjekt politik”.
Por pavarësisht kësaj, sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, neni 61, pika 5 thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat kurë:
“Anëtari dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj, anëtari nuk merr pjesë, pa ndonjë arsyetim të arsyeshëm, në tri mbledhje të njëpasnjëshme të KQZ-së dhe ndërprerja e mandatit miratohet nga dy të tretat (2/3) e votave të shumicës së KQZ-së, anëtari është i dënuar për vepër penale, sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së dhe kur anëtari nuk është në gjendje t’i kryej detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…