KRYESORE

“Hasën në rezistencë të armatosur”, detaje nga shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave në Zubin Potok

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në fshatin Bube të Zubin Potokut, pasi i njëjti dyshohet për përfshirje në dy vepra penale, ‘sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.

Në raporton 24 orësh thuhet se fillimisht policia kishte vënë re automjete të dyshimta duke lëvizur dhe në përpjekje për t’i ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga të dyshuarit dhe policia në vetëmbrojtje janë detyruar t’i përdorin armët zyrtare.

Policia ka arritur të arrestoj një person ku të njëjtit gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse dhe janë konfiskuar dy vetura tjera të cilat dyshohet se i kanë braktisur të dyshuarit e tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë:

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Bube, Zubin Potok / 30.12.2023 – 06:15. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur disa automjete të dyshuar duke lëvizur dhe në përpjekje për ti ndaluar kanë hasur në rezistencë të armatosur nga personat e dyshuara me ç’rast policia në vetëmbrojtje janë obliguar të përdorin armët zyrtare duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre të dyshuarin mashkull kosovar/s, ku gjatë kontrollit në kamion i janë gjetur 40 dele pa dokumente përcjellëse, ndërsa janë konfiskuar dy automjete tjera të cilat të dyshuarit tjerë i kanë braktisur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve të shkaktuara në automjetin e policisë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Me vendim të prokurorit delet me kamion janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

11 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago