LAJME

Hasmëria mes fiseve Nikulaj-Lestakaj, pajtuesi i gjaqeve zbardh detajet: Ardiani kërkoi pajtim, u refuzua nga pala tjetër

Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka ka nxjerrë në dritë detaje rreth hasmërisë mes dy fiseve, Nikulajt dhe Lestakajt, që dyshohet se çoi në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualjt në Shëngjin.

Gjoka tha se gjakmarrja mes këtyre dy fiseve ka nisur në vitin 1997 dhe vijon ende. Sipas tij, Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim, por është refuzuar nga pala tjetër.

Në lidhje me këtë rast, Gjoka tha se situata është tepër delikate dhe është shumë e vështirë të gjendet një urë komunikimi mes dy fiseve.

“Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 1997-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë.

Fisi Lestakaj ka lënë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i suksesshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin.

Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi ka munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë megjithatë le të shpresojmë”, tha ai në një intervistë televizive.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

3 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

4 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

4 orë ago