POLITIKE

Haxhiu kërkon falje për deklaratën e bërë: VV tentoi të më linçojë mua, për të fshehur humbjen e tyre

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar pasi iu shpërnda një deklaratë ku thuhej se flet për amnistim të krimeve serbëve, duke u kërkuar falje të gjitha familjareve të dëmtuara, si dhe duke thënë se VV e bëri këtë për të mbuluar gabimet e veta.

Në një kolumnë të publikuar së fundi, Haxhiu ka thënë se VV ka nisur kauzë linçimi ndaj tij, pasi që po dëshirojnë t’i mbulojnë gabimet e veta.

“Më vjen keq, që për ta kaluar një situatë të rëndë politike brenda Qeverisë Kurti, sinkronizohen individë dhe grupe – që për t’i mbuluar gabimet e veta, në mënyrë gebelsiane ndërtojnë kauzë politike të paqenë dhe kauzë linçimi publik ndaj meje. Duke vendosur jashtë kontekstit fjalitë e mia.”, ka thënë ai.

Tutje Haxhiu u ka kërkuar falje të gjitha familjeve të dëmtuara.

“Duke u kërkuar falje familjeve të dëmtuara, që i nënshtrohen këtij terrorizimi, dhe që mund ta kenë marrë si të mirëqenë mendimin tim të retushuar nga autorët e mesazheve të dirigjuara, dua ta bëj edhe një herë të qartë qëndrimin tim për Gjykatën Speciale dhe për amnistinë, por jo kurrsesi amnistinë për krimet e luftës.”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

13 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

24 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago