POLITIKE

Valbon Krasniqi, ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e re – infektologu i njohur kosovarë thyen heshtjen

Infektologu Valbon Krasniqin muajt e fundit është tejet aktiv në shumë emisione e paraqitje të tjera publike, teksa flet për Coronavirusin dhe gjendjen e pacientëve.

Por së shpejti, ai mund të jetë në pozitën kyçe për t’u marrë me këtë pandemi, pasi partia e tij po e shqyrton mundësinë ta propozoj për ministër të Shëndetësisë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar nga burimet e veta se LDK-ja është tejet e interesuar ta propozojë Krasniqin për ministër të Shëndetësisë.

“Po është përmendur në LDK emri i infektologut Krasniqi për ministër të Shëndetësisë. Është kandidaturë serioze”, ka thënë një burim i Reporterit brenda LDK-së.

Reporteri.net ka kontaktuar me Krasniqin për ta pyetur rreth kësaj çështje, por ai thotë se deri më tani nuk ka marrë një ofertë të tillë dhe se për këtë la lexuar veç në media.

“Kam qenë në punë duke u marrë me pacient me Covid-19 dhe në në media e pash si lajm. Për momentin mua nuk me ka kontaktuar askush për këtë punë”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net.

Krasniqi është fytyrë e njohur për publikun edhe për arsye se gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ai ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Sidoqoftë, përvec Shëndetësisë, LDK-ja do të marrë edhe 5 ministri. Lumir Abdixhiku, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Lutfi Zharku e Armend Zemaj janë propozuar për ministra.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

12 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

22 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago