LAJME

Heshtje shurdhuese nga klasa politike pas arrestimit të ‘Rinisë Islame’ për vrasjen e policit Lika

Dje Policia kreu një aksion të madh në Kaçanik, ku arriti të arrestojë 7 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Të dyshuarit, siç u cilësuan nga vetë drejtori i Policisë, ishin të njohur për organet shtetërore edhe më herët si ekstremistë. Ndonëse një ditë ka kaluar nga kapja e të rinjve ekstremistë islamistë nga Policia, spektri politik ka zgjedhur të heshtë për këtë rast, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse u humb jeta e një polici dhe në fund u kapën të dyshuarit për vrasjen e tij, në publik pati fare pak reagime për të arrestuarit ekstremistë, të cilët po ashtu dyshohet se dogjën gjykatën në Kaçanik vitin e kaluar.

Por, si duket me policin Muhamed Lika, ndoshta edhe për shkak të detajeve që dolën për autorët e vrasjes, heshtja duket opsioni më i përshtatshëm për klasën politike. Frika për humbje votash nëse dënohet akti dhe ekstremizmi islamik në këtë rast, duket më se reale.

Sipas detajeve të dhëna nga Policia në një konferencë për shtyp, grupi ka qenë i njohur për shpërndarjen e pamfleteve ekstremiste nëpër qytet, teksa po ashtu pati raportime në media të ndryshme se disa prej tyre dyshoheshin edhe për djegien e objektit të gjykatës në Kaçanik vitin e kaluar.

Përpos se shpërndanin materiale ‘informuese’ për religjionin islam, ata gjithashtu shprehnin haptazi bindjet e tyre ekstremiste, duke mos e fshehur se janë edhe kundër ‘sistemit’ e gjithashtu duke shpërndarë flamuj të zinj të ngjashëm me ata të ISIS-it.

Gjithashtu, më pas u dhanë detaje nga vetë Policia se i dyshuari për rolin e dorasit në vrasjen e policit, Rejhan Bela, ishte po ashtu i dënuar edhe për veprën ‘dhunim’. Prapë, heshtje.

 

Përfundimisht, si duket klasa politike ka zgjedhur të heshtë dhe të mos e flasë realitetin, por të fshihet diku te seancat e Kuvendit që dështojnë njëra pas tjetrës. Por, problemet e hatashme në shoqërinë kosovare nuk fshihen dot.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago