LAJME

“Bravo ik” Çfarë biseduan të dyshuarit pasi vranë rreshterin Muhamed Lika

Tri javë pas vrasjes së rreshterit nga Kaçaniku, Muhamet Lika institucionet e drejtësisë përmes një aksioni të realizuar në orët e hershme të së hënës kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasje. I dyshuari kryesor që besohet të ketë kryer aktin është Rejhan Bela, i cili pasi ka kryer vrasjen është lavdëruar nga bashkëpuntorët të cilët dëgjohen nga kamerat duke i thënë “Bravo, ik”. Gazeta Insajderi ka arritur ta siguroj dosjen e plotë në të cilën thuhet se Bela nuk ka vepruar i vetëm në këtë krim. Insajderi sjell detajet se si u organizua vrasja.

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.

Rejhan Bela i cili dyshohet se kreu vrasjen e rreshterit policor, Muhamet Lika është dërguar në paraburgim për 1 muaj pas vendimit të Gjykatës. Ndërsa të arrestuarit e tjerë pritet të dalin sot para gjykatës.

Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e plotë në të cilën shpjegohet në detaje si ka funksionuar grupi ekstremist në Kaçanik natën kur ndodhu vrasja me 1 Prill.

“Bravo ik” Incizimi që dëshmon komunikimin e të dyshuarve pas vrasjes

Pas sigurimit të provave, në dosje figuron edhe një bisedë mes të dyshuarve për vrasjen e policit, Muhamet Lika.

Sipas dosjes, i dyshuari kryesor për vrasjen e policit Rejhan Bala pasi ka privuar nga jeta policin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka takuar Rilind Muratin i cili dëgjohet duke i thënë “Bravo Ik”

“pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit”….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet në dosje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago