Ish Sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka mbështetur sot, publikisht, kandidatin Joe Biden, për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Clinton e përshkroi Bidenin si një “mik” dhe një figurë që ka qenë “duke u përgatitur për këtë moment tërë jetën e tij.
“Unë dua të shtoj zërin tim për shumë njerëz që ju mbështesin që të jeni presidenti ynë,” tha Clinton.
Ajo shtoi, duke përmendut krizën e koronavirusit, duke thënë së “ky është një moment ku ne kemi nevojë për një udhëheqës, një president, si Joe Biden.”
https://www.facebook.com/ABCNews/videos/177135163446134/