Është shkatërruar asfalti në një rrugë në Zabel të Gjilanit, pas një muaji asfaltim.
Nga i njëjti operator që u ndërtua edhe u shkatërruar, e arsyeja është se banorët nuk ishin të kënaqur nga rruga pasi menjëherë kishte filluar të dilte bar në të.
Banorët e akuzonin komunën mirëpo drejtori i shërbimeve publike, Naser Korca, tha se komuna nuk ka dorë në këtë projekt, njofton Klankosova.tv
“Rruga në fjalë është rrugë private që është shtruar nga operatori me vetë dëshirë, nuk është projekt i komunës, nuk është investim i komunës, komuna e ka pasë në projekt mirëpo nuk kemi pasë buxhet për ta tenderuar”, është shprehur Korca.
Derisa operatori i cili nuk pranoi të prononcohet, prapa kamerave ka thënë se qëllimi ishte për të bërë mirë mirëpo sipas tij banorët e keqpërdorën duke e nxitur të ndërmarrë veprimin e sotëm.