LAJME

Historia e Alessandro Sandrinit: Si e sajuan shqiptarët rrëmbimin, që përfundoi në pengmarrje të vërtetë nga xhihadistët

Historia e Alessandro Sandrinit: Si e sajuan shqiptarët rrëmbimin, që përfundoi në pengmarrje të vërtetë nga xhihadistëtAlessandro Sandrini, është 38-vjeçari nga Folzano i Brescia-s, i rrëmbyer në Adana, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë më 15 tetor 2016, Sandrini iu kthye lirisë në maj tre vjet më vonë, ndërsa aktualisht po përballet me një gjyq në rolin e dyfishtë të të pandehurit dhe paditësit.

Siç raportojnë mediat italiane, në fakt Sandrini nuk u rrëmbye, por e inskenoi. Dyshohet se 38-vjeçari simuloi, duke rënë dakord të shkonte në Turqi dhe të zhdukej për disa muaj, duke organizuar kështu një rrëmbim “fiktiv”.

Në të vërtetë, sapo mbërriti në Turqi, ai përfundoi në duart e terroristëve të Hay’at Tahrir al-Sham, një grup xhihadistësh që punojnë për Al Quaeda.

Sipas mediave vendasee, rrëmbimi i Sandrinit u planifikua nga një hsiqptar i identifikuar si Alberto Zanini, 55-vjeçar me banim në Collio. Zanini dyshohet se ka organizuar edhe rrëmbimin e rremë të Sergio Zanottit, i cili u zhduk në Turqi në maj 2016 dhe u lirua në Siri në pranverën e tre viteve më vonë.

Shqiptarë të tjerë janë të përfshirë në historinë e rrëmbimit të Sandrinit: Fredi Frrokaj, shqiptar me banim në Flero dhe Olsi Mitra, shqiptar nga Gussago.

I pandehur është marrë edhe Ibrahim Ashem Mohamed Hashad, një 50-vjeçar egjiptian i akuzuar për rrëmbim dhe tentativë rrëmbimi për qëllime terroriste.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago