BREAKING NEWS

Historike! SHBA rikthehet në Hënë pas 52 vitesh

Për herë të parë në 52 vjet, një anije kozmike amerikane është ulur në Hënë. Roboti Odysseus, pak më shumë se katër metra i gjatë, u projektua nga kompania private Intuitive Machines, me qendër në Hjuston, Teksas, për të transportuar ngarkesa të vogla në sipërfaqen hënore.

Trembëdhjetë minuta pas fillimit të sekuencës përfundimtare, në orën 18:11 me kohën e Amerikës Lindore, që korrespondon me 11 minuta pas mesnatës me orën në vendin tonë, anija kozmike preku hënën. Kjo është një ulje historike, pasi nuk kishte ndodhur që nga 11 dhjetori 1972 që një anije amerikane ulet në hënë, hera e fundit ishte Apollo 17 në 1972.

Ndërsa anija hënore po transmetonte sinjale në Tokë, Tim Crain, drejtor i misionit dhe kreu i departamentit të teknologjisë së Machines, tha se ishte ende e pasigurt nëse anija kozmike do të ishte në gjendje të arrinte të gjitha objektivat e saj. Por ndërkohë, CEO Steve Altemus bëri njoftimin e shumëpritur: “Mirë se vini në Hënë”. Të tjerë, nga baza e Machines, folën për një “ulje të suksesshme”. Dhe vetë Crain, pak më vonë, konfirmoi: “Pa dyshim që pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës”. “Dhe ne po transmetojmë, urime”. Është suksesi i parë i një misioni privat pas dështimeve të aeroplanit Peregrine, kompanisë amerikane Astrobotic dhe dy misioneve të tjera japoneze dhe izraelite.

Në bashkëpunim me NASA-n, do të merren një seri imazhesh për të dokumentuar se çfarë efektesh prodhon ulja në sipërfaqen hënore dhe mjedisin përreth. Vendi i uljes së synuar ishte një terren me kratere pranë një krateri 5 km të lartë të njohur si Malapert. Është pika më jugore në Hënë e vizituar ndonjëherë nga një anije kozmike.

Ka disa kratere të thella në këtë rajon që nuk shohin kurrë dritë dielli – ata janë përgjithmonë në hije – dhe shkencëtarët mendojnë se uji i ngrirë mund të jetë brenda tyre. Anija furnizohet me energji diellore dhe u projektua që ta vazhdojë aktivitetin për rreth një javë pas uljes.

Anija hapësinore iu afrua Hënës të mërkurën, gjashtë ditë pasi u nis me një raketë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Anija arriti të futej në orbitën e Hënës për të filluar përgatitjet për uljen në sipërfaqe. Kontrollorët monitoruan fluturimin në një distancë prej gati 400 mijë kilometrash, nga një qendër komandimi të kompanisë në Hjuston.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë paisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga prania në sipërfaqen e Hënës në vitin 1972, pasi programi Apollo i NASA-s dërgoi 12 astronautë në sipërfaqen e Hënës. Një kompani nga Pitsburgu, Astrobotic Technology, bëri një përpjekje muajin e kaluar, por pësoi një rrjedhje karburanti që e detyroi anijen t’i drejtohej sërish atmosferës së Tokës ku edhe u dogj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago