Informacionet që vijnë nga Britania e Madhe mbi vdekjen e 39 personave brenda një kamioni janë ende të pakta. Autoritetet po hetojnë mbi ngjarjen tragjike, por deri më tani kanë bërë të mundur vetëm arrestimin e shoferit të kamionit, një 25 vjeçar në Irlanda e Veriut.
Kamioni u gjet në parkun industrial të Waterglade, në qytetin e Essex në jug të vendit.
Ndonëse është arritur të konfirmohet se kamioni vjen nga Bullgaria, policia thotë se procesi i identifikimit të viktimave do të marrë kohë. Viktimat janë burra dhe gra, ndërsa një prej tyre është adoleshent
Mësohet se kamioni ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet. Edhe pse anijet në këtë port vijnë kryesisht nga Irlanda, mbetet ende e paqartë se cilin intinerar ka ndjekur kamioni për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…