Një rast që ka shkaktuar reagime të shumta është zhvilluar në Pejë, ku i dyshuari për kërcënime dhe posedim armësh pa leje është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik.
Ngjarja ka ndodhur më 03.04.2026, rreth orës 18:00, në sheshin “Shkëlzen Hajradinaj” në Pejë, ku siç mëson Sinjali, i dyshuari Korab Bajgora kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku për disa minuta i drejtohej familjes Haradinaj me fjalë të rënda, kërcënuese dhe ofenduese.
Pas publikimit të videos, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Rreth orës 20:30, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë pa leje, dy karikatorë dhe katër fishekë të kalibrit 9×19 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Pejë, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar hetim për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ai do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…