Rexhep Hoti nga PDK, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë ato që po shkruhen pas publikimit të pamjeve të përleshjes fizike të Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes.
“Të dashur miq. Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtë”.
“Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonjë subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Të gjitha mediat, subjektet politike apo kushdo qoftë mund të kërkojnë në polici të vërtetën e prononcimit tim në vend se të merren me spekulime”.