Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në Bruksel me ndërmjetësim të Josep Borell dhe Miroslav Lajcak, është duke marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Para takimit të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell.
Fotografitë e këtyre takimeve të ndara i ka publikuar zëdhënësja e Nabila Massrali.
Para nisjes së takimeve ka folur para mediave Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, i cili ka thënë se është i lumtur që palët i janë rikthyer negociatave dhe që BE ka marrë timonin e negociatave.
“Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë fizik dhe duke u takuar për të dytën herë brenda javës, dy liderët treguan angazhimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis tyre,” – u shpreh Borrell në deklaratën para takimit mes dy udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës.
“Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet e sotshme nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje,” – theksoi Borrell.
Takimi i nivelit të lartë Hoti-Vuçiq ka nisur në orën 16:00. Pas takimit do të flasë Mirsolav Lajcak
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…