FOTO&VIDEO

Huduti habit sërish me deklaratën e saj: “I gjeta grua tjetër burrit që të mos k*rvëronte se do rrija 3 muaj larg tij”

Ikballe Huduti ka folur në “Shqipëria Live” për deklaratat që ajo ka dhënë në lidhje me martesat me shumë gra të burrit të saj.

Huduti deklaroi se islami i lejon martesat me shumë gra dhe se unë ia bëra dhuratë burrit tim gratë e tjera se doja t’i fokusohesha fesë.

Një ndër gjërat që ajo tha ishte se ka insistuar ajo që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme.

Në njërën prej martesave të përkohshme që partneri i Ikballes ka bërë, kandidatja ka qenë një pëlqim i tij përpara martesës me të.

“Ka pasur simpati për atë grua përpara martesës me mua dhe unë ia bëra një dhuratë. I dhurova burrit grua të përkohshme. Për një periudhë iu përkushtova islamit dhe që burri të mos i mungonte asgjë i dhash grua tjetër. Martesat e përkohshme janë të lejueshme në islam”, tha ajo.

Njëkohësisht Iballe Huduti deklaroi se martesa e saj ka qenë ligjore ndërsa të tjerat jo, pavarësisht se ka këmbëngulur që të vijojnë për një kohë të gjatë.

Në njërën prej rasteve të martesës ka kërkuar që me pëlqimin e saj bashkëshorti të martohej me një doktoreshë e cila kishte një djalë, duke bërë të mundur futjen e fëmijës në truallin e familjes.

“Martesa afatgjatë si e imja është ligjore, ndërsa të tjerat jo. Unë e mendoja që ai ta vazhdojë më gjatë martesën afatshkurtër sepse doja që vajza ime të kishte edhe një motër tjetër përveç vëllezërve. Martesat e tjera kanë qenë oferta të tjera ku një doktoreshë ka pasur një djalë dhe burri im është biznesmen, dhe ka mundësi të kujdeset për djalin madje të ketë pjesë në pasuri”, shtoi më tej Ikballe Hududi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago