POLITIKE

Hulumtim: Qytetarëve të Serbisë e konsiderojnë Kosovën ‘të humbur’

Rezultatet e hulumtimit të Institutit për çështje evropiane, organizatë kjo joqeveritare, tregojnë se numri i qytetarëve të Serbisë që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, është duke rënë. Kjo për arsyen se shumica e tyre konsiderojnë që Serbia nuk mundet sërish që të ketë kontroll të plotë mbi Kosovën, ndërkohë që shumica dërmuese nuk e di se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Hulumtimi i opinionit publik lidhur me marrëdhëniet e qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës është bërë gjatë periudhës nga 6 deri më 12 mars, 2020, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarve, në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.

Gati se gjysma e të anketuarve (46 për qind), konsideron që nuk është e mundur që Serbia sërish të realizojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën, ndërkaq 38 për qind e të anketuarve konsiderojnë që një gjë e tillë është e mundur. Se kjo është e mundur në masë të madhe, këtë e konsiderojnë të anketuarit me moshë më të vjetër se 45 vjet dhe të anketuarit me nivel më të ulët të arsimimit, thuhet në hulumtim.

Se Kosova është e humbur, këtë e konsiderojnë 42 për qind e qytetarëve, ndërkaq 46 për qind konsiderojnë që nuk është e humbur. Qëndrimi se Kosova është e humbur, në masë më të madhe është shprehur nga të anketuarit e moshës 30 deri 44 vjeç, nga të anketuarit me nivelin më të lartë të arsimimit dhe nga popullata e qyteteve, tregojnë rezultatet e hulumtimit.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 77 për qind i tyre nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërkaq 13 për qind e të anketuarve, do ta mbështesnin. Të anketuarit mbi moshën 45 vjet janë ata që janë në numër më të madh që kanë qëndrimin se nuk do të duhej të pranohej pavarësia e Kosovës.

Madje, 89 për qind e të anketuarve, nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Plani i presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili Kosovës do t’ia sillte pavarësinë, ndërkaq për qytetarët e Serbisë një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë, nuk do ta përkrahnin 57 për qind e të anketuarve, ndërkaq 23 për qind do ta përkrahnin këtë plan”, thuhet në hulumtim.

Pak më shumë se një e katërta (27 për qind) e të anketuarve konsideron që kjo qeveri (e Serbisë) do ta pranojë Kosovën, ndërkaq pak më shumë se gjysma e të anketuarve (53 për qind) mendon që kjo qeveri nuk do ta bëjë këtë. Një e pesta e të anketuarve nuk di se si të deklarohet.

Në qoftë se nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 për qind), në votim nuk do të dilnin 14 për qind, 11 për qind nuk do të dinin se si të votonin, ndërkaq 9 për qind do të votonin për. Të anketuarit që do të votonin kundër, në masën më të madhe janë meshkuj dhe të anketuarit mbi moshën 45 vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago