Raportohet se tirani rus Vladimir Putin ka shkarkuar pesë gjeneralë dhe një kolonel policie derisa ushtria e tij ka vazhduar të pësojë humbje masive.
Dhjetëra mijëra trupa ruse janë vrarë dhe Moska ka dështuar në përpjekjen e saj për të kapur Kievin, në vend të kësaj tani fokusohet në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, raporton Daily Mail.
Këtë javë, Putin thuhet se ka shkarkuar pesë nga drejtuesit e tij më të lartë pasi shkarkoi gjeneralë majorët Alexander Laas, Andrey Lipilin, Alexander Udovenko dhe Yuri Instrankin si dhe gjeneralmajorin e policisë Vasily Kukushkin.
Ky vendim erdhi pasi Kremlini tha se do të vazhdojë me operacionet e tij ushtarake në Ukrainë derisa të përmbushen qëllimet e tij.
I pyetur se si Kremlini e sheh përparimin në Ukrainë 100 ditë pas luftës, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se trupat ruse ia kanë dalë mbanë në detyrën e tyre kryesore për të mbrojtur civilët në zonat në lindje të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Peskov tha se forcat ruse kanë ‘çliruar’ shumë zona në Ukrainë nga njësitë ushtarake dhe nacionaliste ukrainase ‘pro-naziste’, duke shtuar se ‘kjo punë do të vazhdojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e operacionit special ushtarak’.
Duke folur gjatë një konference me gazetarët, Peskov ishte i rezervuar kur u pyet nëse autoritetet ruse po planifikojnë të mbajnë referendume në ato zona për t’u bashkuar me Rusinë, duke thënë se kjo do të varet nga mënyra se si do të evoluojë situata. Peskov dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë vazhdimisht se do të jetë në dorën e banorëve të atyre rajoneve të përcaktojnë statusin e tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë (MM) tha: “Sulmi i Rusisë në Ukrainën veriore përfundoi me një dështim të kushtueshëm.
Nuk është hera e parë që Putin shkarkon gjeneralët e tij të lartë.