Huqja e Ramush Haradinajt: Kurti i vetmi i burgosur që u lejua të japë intervistë në burgun serb

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vetëm Albin Kurti, ishte ai që i ishte lejuar të flas nga burgu në Serbi.

I pari i AAK-së pyeti se pse vetëm Albin Kurti, dha intervistë nga Burgu i Serbisë?

Por, një video e siguruar nga FM Images dematohet pretendimi i Ramush Haradinajt. Përpos Albin Kurtit, nga burgu i Pozharevcit kishte folur edhe Flora Brovina, që sot është zyrtare e lartë e PDK-së.

Në të njëjtën ditë kur kishte dhënë intervistë Albin Kurti, kishte folur nga qelia e saj edhe Flora Brovina.

Për më shumë shikojeni videon e plotë:

https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/3187270664682157/