BREAKING NEWS

I amnestuari nga Presidenti, Granit Paqarizi sërish në pranga të policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Granit Paçarizin, biznesmenin nga Prizreni, i cili dyshohet ka sulmuar disa persona pas një mosmarrëveshje për pronë.

Sinjali mëson se i njëjti është arrestuar për kanosje dhe lëndim trupor.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit për Sinjalin ka thënë se njejti ishte përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas Gashit, viktimat kanë marrë tretmanin mjekësor dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës ka arrestuar personin në fjalë për kanosje dhe sulm. I njëjti është dërguar për ndalim policor për 48 orë. Ai është në stacionin policor të Prizrenit pasi që pas një mosmarrëveshje për një kontekst pronësor i njëjti kishte sulmuar disa persona”, tha Gashi.

“Viktimat kanë marrë tretmanin mjekësor ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunalë ndërsa me rastin po merret njësiti i hetimeve rajonale të stacionit policor të Prizrenit”, tha tutje Gashi.

Nuk është hera e parë që biznesmeni prizrenas, Granit Paçarizi, ka telashe me Policinë. Kjo sepse vite më parë, në 2013, ai ishte përfshirë në një përleshje masive, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, kishte edhe persona të plagosur.

Paçarizi ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje, për çka edhe ishte shpallur fajtor. Por, prokurori e kishte rihapur rastin, duke e akuzuar kështu Paçarizin për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

Për kryerjen e kësaj vepre penale, ai ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim dhe ishte dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

E më 1 janar të vitit 2020, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një dekreti kishte falur një vit burg, tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale ku në këtë falje ishte edhe Granit Paçarizi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

17 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

18 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago