Si e gjeti veten Boris Johnson duke drejtuar automjetin, i dehur në një rrugë fshati në Holandë?
Kjo ishte edhe pyetja e policisë holandeze që arrestoi një person që kishte goditur një shtyllë dritash pranë Groningenit.
Drejtuesit të mjetit iu gjet një leje drejtimi false, në emër të ish-kryeministrit britanik, me datëlindjen e saktë dhe foton e tij.
Megjithatë, patenta në fjalë ishte lëshuar në 2019 dhe supozohej të skadonte në vitin 3000.
Sipas raportimeve, autori 35-vjeçar i ngjarjes refuzoi të tregonte identitetin e tij dhe refuzoi po ashtu që të bënte testin e alkoolit. Pasi e vuri në pranga, policia arriti që t’i gjente patentën.
“Për fatin e tij të keq, ne nuk e kemi përtypur falsifikimin e tij”, shkroi policia në një postim në Instagram.
Leja e rreme e drejtimit duket se vjen nga Ukraina ku çdokush mund t’i blejë ato në dyqanet turistike.