KRYESORE

“I gjithë populli ushtar”, Maqedonci: Koncepti i ri, jo shërbim i detyrueshëm por më shumë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi për A2 CNN se janë duke zhvilluar një koncept shumë më të madh sesa shërbimi i detyrueshëm ushtarak me qëllim përgatitjen e qytetarëve për të reaguar dhe për një “mbrojtje gjithëpërfshirëse”.  Ejup Maqedonci Ministëri Mbrojtjes

“Ne jemi duke ndërtuar konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse që nënkupton që t’ia japim rolin secilit qytetar në aspektin e mbrojtjes, sigurisë dhe emergjencave civile. Së shpejti ky koncept do të bëhet publik dhe ne do ta kemi përpara rrugën përmes së cilës ne do të angazhojmë të gjithë qytetarët për çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Serbia u bë shteti që rikthehu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por Maqedonci thotë se koncepti i tyre nuk është për t’iu kundërvënë askujt.

“Ne faktikisht nuk e kemi ndërtuar këtë koncept për t’ju kundërvënë kurrkujt, ne e kemi ndërtuar këtë koncept për t’ju kundërvënë sfidave, rreziqeve të kohës. Ky koncept ka qenë i nevojshëm edhe më herët. Ne vlerësojmë që qytetarët, institucionet dhe çdo individ duhet të dijë rolin e tij në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë por edhe në aspektin e mbrojtjes civile”, theksoi ai.

Ky koncept do të trajtojë edhe bunkerët të cilët i ka Kosova në qytete të ndryshme por që nuk janë mirëmbajtur.

“Ministria e Mbrojtjes me këtë konceptin e mbrojtjes së gjithpërfshirjes do të adresojë shumë çështje duke përfshirë këtu normal edhe disa çështje infrastrukturore siç është çështja e strehimoreve të cilat fatkeqësisht në vendin tonë nuk janë funksionale”.

Ditë më parë, Serbia prezantoi edhe sistemin rus anti-dron, për të cilin Maqedonci deklaroi se rrit kërcënimin ndaj gjithë rajonit.

“Ky militarizim i jashtëzakonshëm i Serbisë paraqet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe duke i shtuar kësaj që të gjitha këto sisteme që Serbia blen janë sisteme nga Kina dhe Rusia ky rrezik rritet dhe tregon për influencën që këto dy shtete me regjime autokratike kanë në Republikën eSerbisë”.

Maqedonci tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është duke zvarritur mbylljen e dialogut me Kosovën pasi po pret rezultatin e luftës në Ukrainë në mënyrë që të përfitojë më shumë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago