Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë e ku e vdekur mbeti një grua.
Rasti është klasifikuar si “vrasje me pasoja të grabitjes”, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Sipas Policisë derisa viktima ndodhej në veturë bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, një person i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë.
Në këtë rast viktima është qëlluar me armë zjarri për vdekje.
Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, i cili ka thënë në polici se kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre.
Rasti është duke u hetuar.
“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES
Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 – 020:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Viktima është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltarit të Behgjet Pacollit.
Kreu i AKR-së, ka shpërndarë fotografinë e të ndjerës që dyshohet se u vra nga disa plaçkitës mbrëmjen e të mërkurës.
Ai ka thënë se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.
“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”, ka shkruar Pacolli.
Duhet theksuar se viktima ishte gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të Pacollit.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…