I dyshuari për sulmin masiv në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe 13 të plagosur, ka rënë në prangat e Policisë.
Pjesëtarët e MPB-së, pas një kontrolli të gjerë e kanë arrestuar 21-vjeçarin.
“Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 me armë zjarri. Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton MPB.
MPB-ja ka publikuar fotografinë e parë të të arrestuarit. Ai shihet në makinën e policisë me duart e lidhura me pranga pas shpine.
21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta.
Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje.
Dyshohet se autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik.
Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…